Tunizi, më shumë se 270 emigrantë të zhdukur

Nga 200-270 emigrantë rezultojnë të zhdukur në brigjet e Tunizisë, në vijim të një defekti në barkën që po i transportonte drejt brigjeve italiane. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia tuniziane e lajmeve “Tap”.
Rojet bregdetare në Tunizi kanë rekuperuar 570 emigrantë, por dyshohet se qindra të tjerë që kanë përfunduar në det në përpjekje për të lënë barkën, janë mbytur.