E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohen në Siri 15 viktima të tjera

Aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 15 njerëz në një qytet qendror, ndërsa aksionet kundër protestave anti-qeveritare po vazhdojnë.

Komiteti për Koordinimin Lokal, një rrjet i aktivistëve, që po ndihmon organizimin dhe po regjistron protestat në vend, tha se vrasjet ndodhën në qytetin e Rastanit.

Viktimat e fundit çojnë në 60 numrin e të vdekurve në tri ditët e fundit.

Gjatë ditës, Australia tha se po lobon që presidenti i Sirisë, Basher Asad të gjykohet nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime nën akuzat për krime kundër njerëzimit, pas shtypjes së dhunshme të protestuesve nga ana e regjimit të tij.

Protestuesit thanë se të paktën 25 fëmijë janë në mesin e më shumë se 1000 të vdekurve që nga fillimi i demonstratave në mesin e muajit mars.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›