E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, sulmohet kandidatja e opozitës maqedonase

Kandidatja e opozitës maqedonase për kryeministre të vendit Radmila Sekerinska, është sulmuar mbrëmë në autostradën Prilep–Shkup, gjatë kthimit nga një tubim me qytetarët.

Lidhja Socialdemokrate theksoi se incidenti ka ndodhur para lokalitetit Rosoman, kur një makinë e zezë me dritare të errëta ka blinduar me drita makinën e lideres socialdemokrate Sekerinska dhe më pas është afruar dhe paralelisht ka lëvizur, ndërsa një person i panjohur siç thuhet ka gjuajtur me shishe në drejtim të makinës, shkruan Zhurnal.

Rastin e ka konfirmuar vet Sekerinska në një intervistë për televizionin A1.

“Këto njerëz që dëshirojnë të bëjnë incidente janë frikacakë. Ata ju gjuajnë nga makina, fshihen pas xhamave të errët dhe asnjëherë nuk guxojnë që drejtpërdrejt të t`ju sulmojnë. Por tani jam e sigurt se pas 5 qershorit na duhet një Qeveri që do të ndërpresë ndarjet e tilla dhe qeverisjen e tillë.

"Unë nuk jam e frikësuar dhe jam e bindur se edhe qytetarët në Maqedoni më 5 qershor do të tregojnë se nuk frikësohen nga njerëzit të tillë”, theksoi ish-liderja socialdemokrate dhe ish-zëvendëskryeministrja për eurointegrimin në qeverinë pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›