E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBT: Greqia nuk përbën rrezik për Eurozonën

"Greqia përbën vetëm pesë % të ekonomisë evropiane'', deklaroi Lamy duke iu përgjigjur në radio ''France Info'' një pyetjeje mbi rreziqet e mundshme që mund të përbëjë Greqia në bashkimin monetar evropian.

"Nuk besoj se kjo krizë do të përhapet në të gjithë ekonominë evropiane. Kjo është një histori klasike e një vendi të vogël që për një kohë të gjatë ka shpenzuar më shumë nga sa ka fituar'', shtoi Lamy.
     
Parlamenti grek pritet të nisë diskutimet lidhur me masat e reja të kursimeve (28 miliardë euro nga 2012 në 2015). Këto masa janë kusht që BE-ja dhe FMN-ja të japë këstin e radhës prej 12 miliardë eurosh deri në mes të korrikut./Start/

                                                                                             2011-06-27 13:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›