E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi i Pallateve ndertuesit te gatshem te bashkepunojne

Futja në rrugën e zgjidhjes së problemit të hipotekimit të pallateve të ndërtuara pas vitit 1990 është një ngjarje me rëndësi, jo vetëm për qytetarët, por edhe për firmat e ndërtimit. Pas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave Nr.3 datë 5 tetor 2011 problemi i lejeve të shfrytëzimit është vënë plotësisht në rrugën e zgjidhjes ligjore sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, madje edhe për raste të tilla ekstreme, si ato kur nuk dihet se kush është ndërtuesi i objektit. Kjo është edhe kategoria më e vështirë në procesin e hipotekimit që ka nisur nga Bashkia e Tiranës.
Problem tjetër i vonuar sipas ndërtuesve janë studimet urbanistike të qyteteve të vendit.
Sipas deklarimeve të Bashkisë në muajin maj Tirana do të ketë planin e saj dhe si rrjedhojë do të mbyllet një kapitull i gjatë i pritjes për këtë rregullator të qytetit.
Ndërtuesit i bëjnë thirrje sistemit bankar që të fillojë të japë me këtë kolateral të hipotekave të apartamenteve, kredi për banorët, me përqindje sa më të ulët dhe lehtësuese pasi qyteti ka nevojë për zgjerim.
Në 6 mujorin e dytë të vitit pritet të nisë edhe dhënia e lejeve të ndërtimit.
Sipas z. Kika kryeqyteti ka ende sipërfaqje të pashfrytëzuara për ndërtime.
Brenda këtij viti pritet të përfundojë procesi i hipotekimit në Tiranë, që do të thotë se nuk do të mbesë asnjë objekt pa u hipotekuar dhe asnjë familje pa çertifikatën e pronësisë së banesës së vet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›