Rajoy BE te tregohet e kujdesshme me Spanjen

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u ka kërkuar liderëve politikë të BE të tregohen më të kujdesshmë kur flasin për Spanjën duke shtuar se ajo çka është e mirë për Spanjën është e mirë edhe për Eurozonën.
Dua tu them diçka lidhur me deklaratat e bëra nga disa liderë europianë u ka thënë Rajoy parlamentarëve të partisë popullore. Mediat kanë cituar fjalët e kryeministrit italian Mario Monti, i cili ka deklaruar se problemet financiare të Spanjës kanë qenë arsyeja kryesore e rikthimit të tensioneve në tregjet e borxhit europian.
Uroj që ata të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të jenë më të kujdesshme në afirmimet e tyre. Ne nuk flasim për vendet e tjera ka thënë Rajoy duke shtuar se dëshirojmë që vendet e BE dhe Eurozonës të mos ta bëjnë atë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri spanjoll ka thënë se vendi ka nevojë urgjente për të ulur deficitin në mënyrë që të përmbush objektivat e BE.
Spanja ka nevojë urgjente të reduktojë deficitin publik deri sa të arrijë objektivat e BE me qëllim promovimin e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës. Kështu në vend që të marrim 90 miliardë euro hua siç kemi bërë në vitin e kaluar, këtë vit duhet të kërkojmë 60 miliardë duke reduktuar deficitin nga 8,5% në 5,3% dhe mënyra e vetme për ta bërë është pakësimi i shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave.
Në planin anti krizë të qeverisë spanjolle parashikohet një tjetër masë, ajo mbi pagesat kesh, të cilat sipas kryeministrit nëse janë mbi 2500 euro do të ndalohen. Nëse nuk do të respektohet ky ligj atëherë do të vendosen gjoba me 25% të vlerës së pagesës ka saktësuar Rajoy.
Ndërkohë nga Brukseli zëdhënësi i KE ka ritheksuar se Spanja nuk ka nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve për daljen nga kriza.