Akcizat, shqyrtimi shtyhet përsëri
12/04/2012 Opozita del në krah të bizneseve. Rushaj: Jemi konsultuar më parë
Letra e prodhuesve të birrës hap debate të ashpra në komision
Kundërshtimi i aplikimit të akcizës për pijet alkoolike nga prodhuesit e birrës ka detyruar anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të shtyjnë votimin e ligjit mbi akcizën. Përfaqësuesit e biznesit të prodhimit të birrës me anë të një letre drejtuar kryetarit të këtij komisioni, Edmond Spaho, shpreheshin kundër nenit për taksimin e pijeve alkoolike, i cili i ngarkon këto biznese të paguajnë dorëzani si garanci për mallin, të cilin do e tregëtojnë. Ky kundërshtim është paraqitur para deputetëve nga Edmond Spaho, i cili në cilësinë e kryetarit ishte iniciatori i shqyrtimit të kërkesës të bërë nga prodhuesit e birrës. Ai i kërkoi zv/ministrit të Financave, Alfred Rushaj, mendim lidhur me letrën që prodhuesit e birrës në vend kishin dërguar. Ndërkohë, që Rushaj u përgjigj se konsultimet ishin bërë që më parë se të hartohej ky projektligj. Përgjigje kjo, e cila bie ndesh me letrën që prodhuesit e birrës kishin dërguar në media, ku qartësonin qëndrimin e tyre kundër këtij projektligji. Gjithashtu në mbështetje të prodhuesve të birrës ishin edhe deputetët e opozitës, ku ish ministri i Financave, Arben Malaj, kërkoi me ngulm heqjen e dorëzanisë që është parashikuar në projektligj. Me argumentin se ajo i krijon një kosto të madhe biznesit dhe rrezikon falimentimin e tyre. Edhe këtë kërkesë Rushaj e hodhi poshtë duke thënë se këto kërkesa ishin ezauruar në seancën e shkuar të komisionit. Më tej ai vazhdoi me argumente se dorëzania është një nga format e garancisë, e cila do të shërbej që prodhuesit të mos paguajnë në mënyrë të menjëhershme taksën e akcizës dhe nuk do ti rëndojë ato, por do ti lehtësojë.
Dorëzania
Dorëzania është një formë garancie financiare që jepet nga një palë e tretë për të garantuar shpenzimet e një aktiviteti. Në rastin e prodhuesve të birrave dhe ligjit të ri për akcizat është një formë shume financiare që garanton pagesën e akcizës. Kompanitë marrin një garanci financiare, që në këtë rast mund të jenë bankat për të shmangur pagesën e akcizës. Që të merret kjo garanci duhen bërë disa proceduara që janë të barabarta me ato të kredimarrjes. Për të marrë një dorëzani në banka duhet lënë një tjetër garanci nga subjektet dhe më pas të përfitohet shuma financiare e kërkuar. Që në këtë rast është relativish më e madhe se sa një kredi për konsum. Aspekti më negativ është që shlyerja e dorëzanisë bëhet në bazë të normës së interesit që merren ato para. Pra, për të përfituar garancinë financiare duhet përcaktuar një normë interesi, në mënyrë që edhe vetë bankat të përfitojnë financiarisht.
Rreziqet
Nga ligji i ri për akcizat bizneset janë të detyruara të paguajnë taksën e produktit të tyre që në momentin ku ajo prodhohet dhe jo në momentin kur produkti del në treg për shitje. Tregu i birrave në Shqipëri nuk është i vogël, por përbëhet nga disa kompani prodhuese. Të gjitha këto kompani në një mënyrë apo në tjetrën rrezikojnë një kosto financiare nga ligji i ri. Rëndesa financiare del në dy aspekte. E pra, nëse bëhet pagesa e plotë e akcizës dhe e dyta nëse merret dorëzania. Ligji i ri për akcizat parashikon që pagesa e akcizës të bëhet e plotë që në momentin kur produkti prodhohet. Duke shkaktuar një dalje parash të parakohshme. Pasi rreziqe që mund të hasin produktet në treg janë përherë të pranishme. Nuk mund të llogaritet 100% sasia e produktit që do të shitet. Rreziku që vjen nga dorëzania është fakti i shlyrjes së saj nëpërmjet normës së interesit. Ndaj për një sasi parash (të cilat janë relativisht të larta) duhet paguar një shumë edhe më e madhe, pasi vendoset një normë interesi, e cila është kusht për marrjen e garancisë financiare nga bankat, të cilat janë të vetmet që mund të japin këtë garanci si palë e tretë.
Letra
Parapagimi i pullës fiskale është një traditë vetëm shqiptare, ndaj ne kërkojmë që të bëhet ndryshimi i neneve ku specifikohet mënyra e pagimit të akcizës dhe pullave të akcizës. Kërkojmë ndryshimin e neneve në projektligj që përcaktojnë mbulimin 100% të vlerës së akcizës për lëndët e para, prodhimin në proces dhe produktin e gatshëm, duke shtuar jashtë çdo logjike normale koston e kompanive, të cilat detyrohet që të angazhojnë në formë garancie vlerë financiare të pallogaritshme.
Neni 23/24
Depozituesi i garantuar është i detyruar të depozitojë një garanci në masën 100% të detyrimit të akcizës të produkteve të depozituara. Nëse garancia jepet nga subjekte të tjera, shuma e garancisë së dhënë nga depozituese i miratuar zvogëlohet në të njëjtën shumë. Depozituesit e miratuar, dërguesit e regjistruar, pritësit e regjistruar janë të detyruar ta garantojnë në masën 100% detyrimin e akcizës dhe për të gjitha operacionet e tjera me pezullim të detyrimeve të akcizës.
Replikat në komision
Edmon Spaho: Shqetësimet e prodhuesve të birrës janë dy. E para, që pagesa e akcizës nuk duhet bërë në momentin kur kryhet prodhimi dhe se garancia nuk duhet mbuluar 100%.
Alfred Rushaj: Përpara se të hartohej ne jemi konsultuar me biznesin. Këtu e kam fjalën për prodhuesit e mëdhenj. Këto qëndrime janë në përputhje me direktivat e BE-së.
Ilir Bejta: Mund të më verifikoni se në cilat dokumente, të cilit shtet janë këto direktiva. Se kam kontrolluar gjithë natën mbrëmë dhe nuk i gjeta.
Alfred Rushaj: Mendoj se këto pyetje i kemi ezauruar edhe dje. Dorëzania është një nga format e garancisë.
Gjoke Uldedaj: Cilat mund të jenë garancitë e tjera? Pasi këtu ka një kosto për bizneset
Arben Malaj: Këto ndryshime që po bëni janë kosto për biznesin. Pasi marrja e dorëzanisë nga bankat si palë e tretë kërkon të njëjta procedura si marrja e një kredie. Ne duhet që të ulim koston për bizneset dhe jo ti rrisim ato. Shlyerja e garancisë financiare bëhet nëpërmjet normës së interesit që është marrë ajo sasi parash.
Sherefedin Shehi: Neni 5, pika 2 duhet një riparim në favor të biznesit.
Alfred Rushaj: Nëpërmjet këtij neni parandalojmë abuzimet që kryhen me furnizimet, pasi bëhet ndryshimi i ligjit për akcizat.
Sherefedin Shehi: Kjo quhet evazion i ligjshëm tatimor. Skeni pse ta ndaloni.
Arben Malaj: Kështu nuk mund të parandalosh sasinë e importit.
Alfred Rushaj: Z. Shehi e quajti evazion të ligjshëm. Ne nuk mund të lejojmë që disa subjekte të marrin furnizime shumë të mëdhaja me një çmim akcize që është në prag të ndryshimit.
Përfaqësuesit e bizneseve kundër disa neneve
Garancia dhe pagesa e plotë
e akcizës fut në sherr palët
Prodhuesit e birrës në vend nëpërmjet një letre që kanë publikuar para dy ditësh shprehen kundër disa neneve të ligjit të ri të akcizave që pritet të miratohet në Kuvend. Sipas tyre, futja e detyruar e pagesës së plotë të akcizës që në momentin kur prodhohet produkti është e palogjikshme. Dhe shprehen se funksionimi i pullave fiskale është një traditë që funksionon vetëm në vendin tonë. Gjithashtu ata kanë kundërshtuar edhe nenin tjetër që flet për garancinë që duhet të lenë. Sipas tyre nuk mund të lihet një formë garancie që mbulon vlerën e produktit 100%. Letra e publikuar bëri që në komision të hapeshin debate të shumta ndërmjet palëve. Edhe përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan sqarime lidhur me këto dy pika. Mosmarrëveshjet ndërmjet prodhuesve të birrës dhe anëtarëve të Ministrisë së Financave për ligjin e ri mbi akcizat bëjnë që shqyrtimi i tij të bëhet në një seancë tjetër. Pritet që shqyrtimi i projektligjit të bëhet nen për nen dhe të ketë sqarime të mëtejshme lidhur me këto dy kërkesa të bëra nga përfaqësuesit e bizneseve.
Ndërtimi
Biznesi bën apel
Pallatet, kërkohen hipotekat
Vendimi i Këshillit të Ministrave për hipotekimin e banesave duhet të zbatohet në të gjitha bashkitë e komunat e vendit dhe jo vetëm në Tiranë. Kështu është shprehur kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve për Tiranën, Avenir Kika. Hipotekimi i banesave ka qenë një ndër problemet e shumta që ka hasur sektori i ndërtimit gjatë viteve të fundit dhe përfundimi i procesit me sukses do ti jepte një shtysë pozitive këtij sektori. Kika thotë se, janë kontaktuar të gjithë sipërmarrësit për të dorëzuar sa më shpejt dokumentet përkatëse pranë Bashkisë së Tiranës. Kreu i ndërtuesve të Tiranës thotë gjithashtu se, po punohet me ALUIZNI-n për të plotësuar dokumentet për 250 objekte të tjera. Vetëm për Tiranën, procesi i hipotekimit të banesave pritet të çlirojë një kapital prej afro 700 milionë eurosh. Ndërkohë, qytetet e tjera më problematike për sa i përket “tapive” të banesave janë Durrësi dhe Vlora. Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, parashikohet që, në rast se zhduket pronari dhe banorët mbeten pa hipotekë, atëherë këtë procedurë do ta kryejë bashkia apo njësia vendore e zonës ku është ndërtuar banesa. Sipas ligjit të ri, në këto raste është pushteti vendor ai që kryen të gjitha veprimet, por janë familjarët ata që në këto raste marrin përsipër kostot e regjistrimit në hipotekë, një kosto që më parë e paguante investitori. Në nenin 1 të projektligjit jepet shtesa e propozuar në nenin 12 të ligjit në fuqi, që rregullon situatën në rastin kur investitori që ka ndërtuar objektin është larguar apo ka falimentuar. Për këtë rast shtesa e propozuar nga Ministria e Transporteve konsiston në caktimin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, si autoritet për mbikëqyrjen e procesit të kolaudimit, duke i dhënë edhe kompetencën e caktimit të një kolaudatori (noteri) të licencuar. Sipas këtij ligji, njësia e qeverisjes vendore bën verifikimin e të gjithë dokumentacionit të objektit dhe pasi plotëson dosjen e nis për regjistrim në ZVRPP brenda 30 ditësh nga nisja e procesit të verifikimit.