E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në rrugët e qytetit, kaos në trafik

Punimet në rrugët e qytetit të Korçës për sistemin e ri të kanalizimeve të ujërave të zeza, kanë shkaktuar kaos në trafik. Qarkullimi rrugor i mjeteve po has në vështirësi të shumta për shkak se një pjesë e madhe e bulevardeve, kryqëzimeve dhe rrugëve të qytetit, janë të bllokuara për shkak të punimeve për shtimin e rrjetit nëntokësor të kanalizimeve të ujërave të zeza. Trafiku është rënduar, edhe për faktin se ka një shtim të mjeteve në lëvizje me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve. Të gjitha këto kanë sjellë probleme të shumta me bllokimin e shumë prej akseve të qytetit. Mjetet në qarkullim janë të detyruara të përdorim rrugët njëkalimshme dhe në disa kryqëzime, këto mjete devijojnë duke përdorur për kalim edhe trotuaret e këmbësorëve. Në kryqëzimin e quajtur Rruga e Kolonjës, bllokimi i këtij aksi ka bërë që mjetet të hipin në trotuare për të gjetur një mundësi kalimi, ku shpesh këto trotuare përdoren nga drejtuesit e mjeteve në të dyja kahet duke rënduar kështu së tepërmi trafikun. Nga ana tjetër, në akset ku po kryhen punimet për shkak se mungojnë vend parkimet, shëtitoret janë kthyer në vendparkime nga ana e mjeteve. Rëndimi i trafikut gjatë këtyre ditëve fatmirësisht nuk ka çuar në raste të aksidenteve të rënda, megjithatë nuk kanë munguar përplasjet mes mjeteve me dëme të vogla materiale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›