Razma, pse duhet ta zgjedhim për pushime
Me një pozicion gjeografik të favorshëm, Shkodra është pa dyshim nga zonat ku natyra është treguar mjaft bujare dhe i ka falur resurse natyrore të mëdha për turizmin. Këtu mund të gjesh zonën bregdetare, atë liqenore dhe pa dyshim dhe maloren. Veç Velipojës dhe zonave turistike liqenore, që janë zhvilluar falë Liqenit të Shkodrës dhe atyre që shtrihen përgjatë lumenjve Drin dhe Bunë, një tjetër mrekulli mbeten zonat turistike malore. E zonat turistike malore në Qarkun e Shkodrës nuk janë të pakta. Kështu në Pukë janë mjaft të njohura bjeshkët e Tërbunit, që janë shpallur park kombëtar. Nëse shkojmë më tej, nuk mund të lëmë pa përmendur Malësinë e Dukagjinit në Shkodër dhe zonën malore të Thethit dhe kjo e fundit e shpallur park kombëtar, të cilat janë ndër vendet që frekuentohen më tepër, sidomos nga turistët e huaj. Ndërsa në Malësinë e Madhe, pika turistike e Razmës, është pa diskutim më e frekuentuara.
Afërsia me qytetin e Shkodrës, vetëm 35 km, po aq larg sa edhe Velipoja, e bën pikën turistike të Razmës mjaft joshëse, jo vetëm për pushuesit vendas. Me peizazhin e mrekullueshëm të Razmës fillon të takohesh sapo lë fshatin Dedaj në Komunën e Kastratit, në Malësi të Madhe, 20 km larg qytetit të Shkodrës.
Duke u ngjitur nëpër rrugën malore të asfaltuar një vit më parë, arrin të shohësh Liqenin e Shkodrës, që duket sikur fle, i parë nga ajo lartësi. Përgjatë gjithë rrugës të shoqërojnë pemët e larta dhe ajri i pastër, derisa arrin rrëzë malit të Veleçikut. Fshati me të njëjtin emër, me pak shtëpi duket se rron nën hijen malit. Nga kjo majë mali nga njëra anë syri të rrok Shkodrën, ndërsa nga ana tjetër arrin të shquash Podgoricën, kryeqytetin malazez.
Gjatë sezonit dimëror, pjerrësia e malit të Veleçikut përdoret shumë për sportin e skive në dëborë, por pse jo dhe nga alpinistë amatorë. Lartësia 1200 m mbi nivelin e detit, ajri i pastër dhe kurativ, bukuria e rrallë natyrore e kësaj zone kanë bërë që tashmë kjo pikë turistike të kthehet në zonat më të frekuentuara për turizmin malor. Me një sipërfaqe prej 1500 ha e pasur me pyje të pishës dhe ahut, me florë e faunë të spikatur alpine, ka bërë që kjo zonë të zotërojë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, veçanërisht atë alpin. Por ndonëse shumë afër qytetit të Shkodrës, pozita gjeografike të krijon përshtypjen e një zone tepër të thellë malore, qindra km larg rrugëve të qytetit. Razma mbetet një nga vendet më të preferuara, jo vetëm për shkodranët, por edhe për kosovarët, maqedonasit dhe malazezët. Ndërsa në fundjavë, përveç pushuesve rezidencialë bie në sy numri i madh i pushuesve ditorë nga Tirana, Durrësi, Ulqini, Podgorica dhe më së shumti nga Shkodra.
Çmimet
Përveç bukurisë natyrore dhe ajrit të freskët, Razma të grish me ushqimin tradicional dhe çmimet tepër të arsyeshme. Kështu nëse shkon për një fundjavë në këtë pikë turistike, një grup prej 4 personash, nëse porosit mish qengji në hell, përfshi dhe pijet, nuk do të shpenzojë më shumë se 6 mijë lekë. Po kështu dhe hotelet ofrojnë shërbim mjaft të mirë me çmime vërtet konkurruese. Nëse vendos të kalosh natën në Razmë, nuk do të duhet të harxhosh më shumë se 1500 lekë për person. Duke parë të gjitha resurset që ofron Razma, shumë investitorë dhe biznesmenë kanë nisur tashmë projekte serioze në këtë zonë. Kanë nisur të ndërtohen hotele nga më luksozët, por nuk mungojnë as projektet me pishinat dimërore dhe verore për të bërë plazh në mal, në çdo stinë të vitit, ashtu si ndodh në Zvicër, Austri etj.