Dështon mbledhja për reformën zgjedhore, ODIHR molla e sherrit

Oert Bylykbashi

Bledar Çuçi
Marrëveshja e nëntorit mes dy partive kryesore parlamentare po shkon drejtë dështimit. Pavarësisht se Parlamenti miratoi shtyrjen e afatit për punën e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore deri me 12 korrik, mbledhja e para e komisionit nu ka sjellë asnjë rezultat.
PS tentoi bllokimin e radhës. Po tenton të djegë këtë afat trejavor. Pavarësisht tekave apo qëllimeve politike nuk mund të shkojmë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR, u shpreh Oert Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i PD-së.
Ai bëri të qartë në këtë mënyrë se nuk do të pranohet futja e teknologjisë së re në procesin e votimit apo numërimit, pasi kjo është rekomanduar edhe nga OSBE/ODIHR.
Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PS-së, Bledar Çuçi, u shpreh se opozita nuk ka për qëllim bllokimin e punës por është kërkuar opinioni i OSBE/ODIHR për çështjen e teknologjisë në zgjedhje, pasi deri tani ka vetëm opinion me gojë nga ekspertët e ODIHR-it.
Kërkova komentet ODIHR për kapitullin e numërimit elektronik. ODIHR ende nuk ka sjellë komentet që kanë të bëjnë me numërim elektronik, të cilat komisioni i ka miratuar me konsensus, u shpreh Çuçi.
Ai sqaroi se PS ndryshe nga se pretendon PD, nuk ka braktisur dhe nuk do ta braktisë punën e komisionit. PS nuk ka për qëllim të bllokoi reformën. Të mërkurën, unë si ekspert do paraqes një projekt të këtyre amandamendeve, tha Çuci.
Ekspertët e ODIHR rekomanduan të në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mos futet teknologjia për procesin e votimit dhe të numërimit të votave. Kjo për shkak se kjo kërkon para përgatitje dhe koha e mbetur në dispozicion sipas tyre nuk është e mjaftueshme. /F.S/
* * *
Reforma zgjedhore shtyhet në 12 korrik
TIRANË- Sot rreth orës 10:00 nisi mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore. Me qëllim arritjen e një konsensusi për riformatimin e KQZ dhe procesin e ankimimit. Ndërkohë që dje Kuvendi me 117 vota pro dhe një abstenim shtyu afatin për përfundimin e reformës zgjedhore deri në 12 korrik. Pikërisht reforma zgjedhore është një nga pikat kyçe të integrimit në BE dhe bërja sa më shpejt e saj, përpara progres-raportit në muajin tetor të këtij viti.
Kjo pas propozimit të kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.
Edhe dy herë të tjera më parë parlamenti e shtyu mandatin e komisionit, i cili u mbyll muajin e kaluar, pa i dhënë fund të gjithë ndryshimeve në kodin zgjedhor. /M.A./