ODIHR ekip per zgjedhjet e 8 Majit

Pas marrjes së ftesës për të vëzhguar zgjedhjet e qeverisjes vendore në Shqipëri, të planifikuara për më 8 maj 2011, ODIHR-i do të dërgojë në vend një mision për vlerësimin e nevojave, nga data 17 deri më 21 janar. Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe nëse po, çfarë lloj veprimtarie, për shembull një mision vëzhgues apo vlerësues, do t’u përgjigjej më mirë nevojave të identifikuara.
ODIHR-i do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit. Anëtarët e misionit të vlerësimit të nevojave do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.