E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha e Meta te dorehiqen. Populli do rrezoje qeverine

Lideri i opozites Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit Berisha dhe zëvendës kryeministrit Meta të japin dorëheqjen. Ai tha se në të kundërtën popullit i lind nevoja të rrezojë vetë qeverinë me mjete që e drejta e kushtetuta ia njeh atij. Keto deklarata Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së e cila pritet të dalë me një qëndrim zyrtar mbi aksionin politik opozitar.

“Saliu duhet të tërhiqet bashkë me zëvendësin e tij përndryshe popullit të tallur deri në palcë sidomos me mohimet banale të dy ditëve të fundit i lind pavarëisht nga ne e drejta ta largojë qeverinë me mjete që historia dhe kushtetuta ja njeh dhe lejon vetëm popullit. Pasi e kanë grabtiur në votën e tij, pasi e kanë vjedhur në pasurinë e tij, pasi e kanë gënjyer e tallur në të përditshmen e tij të vështirë, Saliu dhe zëvendësi i pandashëm kërkojnë t’i bëjmë këtij populli poshtërsinë e poshtërsive, duan ta budallallepsin. Ta budallallepsin me një manovër që asnjë pushtues, asnjë sundues, e jo më një qeveri demokratike, nuk ja bën kurrë një populli. Duan ta bindin këtë popull se atë që pa nuk e pa dhe atë që dëgjoi nuk e dëgjoi” tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›