Video-pergjimi Meta jep doreheqjen nga postet qeveritare

Ilir Meta, pavarësisht deklaratavev të bëra ditët e fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga postet qeveritare. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një konferencë për shtyp njoftoi vendimin e tij personal. Sipas zotit Meta gjithçka bëhet për t`i hapur rrugë të lirë hetimeve për videoskandalin ku ai së bashku me ish- ministrin Dritan Prifti diskutonin për disa vendime mbi një marrëveshje koncesionare dhe disa emërime në poste shtetërore.
Në konferencën për shtyp, zoti Meta njoftoi se shumë shpejt do të dorëzojë një padi kundër Dritan Priftit. Meta tha se sjellja dhe veprimet e Dritan Priftit janë tërësisht të patolerushme dhe të kontrolluara nga grupe kriminale. Menjëherë pas dorëheqjes ka pasur reagime nga drejtues të Partisë Socialiste dhe nga vetë kryeministri i vendit.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e premte , 14 janar 2011 )