Kosove Ende mbetet i paqarte fati i presidentit pas vendimit te Gjykates Kushtetuese

Rrjedhoja e pare e vendimit te mbremshem te Gjykates Kushtetuese te Kosoves sipas se ciles vendimi i Parlamentit te Kosoves per zgjedhjen e Presidentit eshte jo kushtetues ishte ndryshimi i agjendes se zyrtareve te larte dhe anulimi i takimeve te parapara. Ende nuk jane dhene hollesi rreth ketij vendimi i cili zyrtarisht pritet qe neser tu dergohet paleve te interesuara. Nuk ka pasur nje reagim te kabinetit te presidentit apo te partnereve te koalicionit qeverises te cilet ne paralajmerimet e deritashme kane theksuar se jane te gatshem te perballen me Gjykaten Kushtetuese.
Ne njoftimin e Gjykates Kushtetuese nuk saktesohet se cfare do te jete rrjedhoja e ketij vendimi dhe nese do te kete nje rivotim te presidentit aktual apo duhet te zgjidhet nje president i ri. Po ashtu nuk dihet nese presidenti Pacolli duhet te jap doreheqjen apo duhet te shkarkohet. Nenkryetari i Parlamentit te Kosoves Xhavit Haliti tha sot se te gjitha institucionet e Kosoves duhet te veprojne ne pajtim me vendimet e gjykates kushtetuese.
Une nuk di se cili eshte qendrimi i presidentit a do te jape doreheqje apo do tia le Parlamentit te Kosoves qe te merret me kete ceshtje. Une nuk mund ta detyroj askend qe ta paraqese doreheqjen por ne baze te Kushtetutes nese ai nuk e paraqet doreheqjen atehere Kuvendi duhet te ndermarre hapa konkret tha zoti Haliti.
Opozita nderkaq e ka pershendetur vendimin e Gjykates Kushtetuese. Shefi i Grupit Parlamentar te Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ardian Gjini tha se pas vendimit te Gjykates Kushtetuese Kosova nuk ka president dhe cdo vendim qe eshte marre gjate kohes sa zoti Pacolli ishte ne kete post duhet te shfuqizohet.
Opsioni i Kuvendit eshte qe te sillet nje kandidat i ri apo i njejti per zgjedhjen e tij keto jane opsione kushtetuese. Opsioni i dyte eshte qe te provohet te gjenden modalitete dhe zgjedhje tjera qofte per ndryshimin e formulave apo per cka do qofte tjeter dhe ne kete rast kemi afat 6 muaj. Do te thote edhe 6 muaj do te kemi ushtrues te detyres se presidentit qe do te jete prape zoti Jakup Krasniqi dhe pas 6 muajsh nese nuk gjejme zgjidhje dhe nuk e zgjedhim presidentin atehere duhet te shkohet ne zgjedhje te reja theksoi zoti Gjini
Rreth vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves kane reaguar shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Evropian Kethrin Eshton dhe komisionari per zgjerim Stefan Fyle. Ne nje komunikate te perbashket ata thone se respektojne vendimin e gjykates me te larte te Kosoves ndersa presin nga te gjitha palet te punojne per nje zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave te brendshme.
Zgjedhja e presidentit pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleances Kosova e Re te presidentit Behgjet Pacolli per krijimin e koalicionit qeverises. Kjo marreveshje e cila ka nxitur mospajtime edhe brenda Partise Demokratike eshte kundershtuar nga opozita.
Kjo eshte hera e dyte qe Gjykata Kushtetuese shqyrton ceshtje qe kane te bejne me presidentin e vendit. Heren e pare nje vendim i tille kushtezoi zgjedhjet e parakohshme ne vend. Ne shtator te vitit te kaluar ajo nxori perfundimin se ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu kishte shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste njeheresh ate te presidentit te vendit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pas atij vendimi presidenti dha doreheqje duke krijuar nje situate te re politike qe u pasua nga zgjedhjet e parakohshme.
A mund te ndodhe njesoj edhe kesaj radhe eshte veshtire te thuhet meqe askush nga ekspertet nuk ka pranuar te komentoje rrjedhojat e vendimit te Gjykates Kushtetuese.