E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhen në protestë 15 këshilltarë për pagat

29/03/2011  E cilësojnë hakmarrje nga kryeplaku

ELBASAN- 15 këshilltarë të komunës Gjergjan në Elbasan janë hedhur në protestë pasi prej 2 muajsh janë penalizuar me “dënim” duke mos përfituar pagën. Sipas tyre, argumenti i përdorur nga komuna dhe kryetari Faik Gjolena ka qenë mosmiratimi i buxhetit për vitin në vazhdim. Por këshilltarët shprehen se sipas ligjit komuna funksionon me 1/12 e buxhetit të vitit të kaluar e ndërkohë si administrata dhe kryepleqtë e kanë përfituar pagën. Ata shprehen se kjo bëhet në shenjë hakmarrje nga ana e kryetarit për shkak të përplasjeve të vazhdueshme në këshill. Grupi i këshilltarëve që ka protestuar para bashkisë është shprehur se buxheti nuk mund të miratohet pasi nuk u bë transparenca për vitin 2010, nuk janë respektuar detyrat e lëna nga kontrolli i shtetit, prefektura e qarku, janë penguar projektet e investimeve në infrastrukturë, kryesisht në rrugë e sektorë të dobishëm për komunitetin, janë zaptuar me pa të drejtë toka shtetërore, nuk janë zgjidhur konfliktet dhe ka shumë vendime të pazgjidhura, nuk është marrë në konsideratë kërkesa e banorëve të fshatit Muriqan për ngritjen e një xhamie, ka abuzime me makinën në inventar të komunës dhe karburantin. Por kryetari i ka hedhur poshtë pretendimet duke u shprehur se sulmet janë politike e bëhen qëllimisht në prag fushate. L. Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›