E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kunder arrestimit te pjesetareve te ish UK-se

Ne Prishtine sot eshte protestuar me kerkesat per lirimin e pjesetareve te ish Ushtrise lirimtare te arrestuar nen dyshimet per krime lufte. Organizatoret e protestave thane se arrestimet e pjesetareve te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves jane veprime qe demtojne qendrueshmerine ne Kosove dhe pergjegjesine per kete e ka Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine.

Dy jave me pare EULEX-i arrestoi nente persona dhe leshoi nje urdher arresti edhe per deputetin e Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj nen dyshimet per vrasje torture dhe cenim te shendetit e integritetit fizik te shqiptareve nga Kosova civileve serbe dhe te burgosurve te luftes ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore ne vitin 1999. Keto arrestime nxiten reagime te zemeruara ne Kosove.

Ne protestat e sotme EULEX-i u kritikua per sic thuhet demtimin e imazhit te ish kryengritesve shqiptare qe kishin luftuar per pavaresi nga Serbia. Kryetari i Organizates se Veteraneve te luftes se Ushtrise lirimtare te Kosoves Muharrem Xhemaili akuzoi EULEX-in per sic tha fushate te orkestruar nga Serbia kunder ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Fushate kjo qe po intensifikohet ne kohen e bisedimeve te Kosoves me Serbine me qellim qe te forcohet pozicioni i Beogradit zyrtar ne bisedime duke diskredituar luften e drejt te Ushtrise lirimtare te Kosoves dhe personalitetet me te njohura te kesaj lufte tha zoti Xhemaili.

Misioni i Bashkimit Evropian ka perseritur ne disa raste se arrestimet nuk jane kunder asnje organizate dhe se  eshte gjykata ajo qe vendos nese nje individ eshte apo nuk eshte fajtor.

Ne reagimet e deritashme thuhet se EULEX-i duhet te terheq urdher arrestimin ndaj deputetit Fatmir Limaj pavaresisht se ku i fundit eshte shprehur i gatshem te heq dore nga imuniteti i tij si deputet i cili nuk pengon hetimet por  pamundeson cfaredo mase ligjore ndaj tij. Por ceshtja e ketij imuniteti sipas zyrtareve te EULEX-it ende eshte duke u sqaruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›