OECD: Skenar i tmerrshëm për Eurozonën

Sipas kryeekonomistit të OECD, Pier Carlo Padoan, ekonomia e Eurozonës sivjet do të mund tkurret për dy përqind, një e dhënë kjo që kjo organizatë qysh në dhjetor të vitit 2011 e prognozonte si skenarin më të keq të mundshëm.
Në raportin e saj, në të cilin dy herë në vit publikohen gjasat e ekonomisë globale, OECD – që përbëhet nga ekonomit më të fuqishme botërore – parashikon se rritja mesatare e ekonomisë së Eurozonës sivjet do të jetë më e ulët e 0.1 përqind, përderisa në vitin 2013 kjo rritje do të jetë vetëm 0.9 përqind.
“Sot jemi dëshmitarë të një situate në Eurozonë e cila është afër skenarit më të tmerrshëm, i cili, nëse realizohet, mund të shkaktojë recesion serioz në Eurozonë dhe bartjen e tij në pjesën tjetër të botës”, theksoi Padoan para publikimit të raportit, shkruan Businessweek.
Në raport parashikohet që Evropa të bie pas disa shteteve, si SHBA, ekonomia e të cilit shtet pritet që sivjet të rritet për 2.4 përqind dhe 2.6 përqind vitin e ardhshëm.
Sipas të dhënave të OECD, Evropa po ndahet gjithnjë e më shumë në veriun e pasur dhe në pjesën jugore, e cila po rrëshqet gjithnjë e më tepër në recesion.
Sipas Padoan, ECB ka një rol kyç për zgjidhjen e krizës evropiane, dhe atë duke shfrytëzuar fuqinë e saj për forcimin e bankave dhe për uljen e përqindjeve të kamatave. Gjithashtu, ECB do të duhej të marrë parasysh edhe ripërtëritjen e masave ‘jokonvencionale” të cilat i shfrytëzoi vitin e kaluar, siç ishte blerja e obligacioneve shtetërore, ‘po qe se shfaqet nevoja që të përballet me problemin e infektimit”, sqaroi Padoan.
Ekonomitë aziatike do të kalojnë më mirë se Evropa, parashikon OECD. Sipas vlerësimeve të OECD, ekonomia Japoneze do të duhej që sivjet të rritej për dy përqind, dhe 1.5 përqind në vitin 2013, përderisa ajo kineze pritet që rritet nga 8.2 në 9.3 përqind.