Ky është plani
Qeveria e Kosovës po e pret emërimin e Shefit të Zyrës administrative për veriun e Mitrovicës për të shpalosur në detaje planin për integrimin e asaj pjese të Kosovës.
Burime të Express brenda Qeverisë kanë treguar se zyrtari që do të emërohet përmes konkursit publik do të jetë qytetar serb i veriut dhe do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës.
“Sikurse udhëheqësi edhe punëtorët e Zyrës do të jenë njerëz që jetojnë në veri. Posa të emërohet do të publikojë në detaje planin, i cili fokusohet në investime socio-ekonomike”, ka thënë një zyrtar i Qeverise.
Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi
Tekstin e plote mund ta lexoni sot ne Express...