E Shtunë, 31 Tetor 2026

OJF-te Bregu nuk na lejoi te merrnim pjese ne tryeze

Rrjeti Kombetar akuzon ministren e Integrimit per njeanshmeri ne perzgjedhjen gjate takimit konsultativ me BE-ne

Rrjeti Kombetar i Shoqerise Civile shprehu dje pakenaqesi per moslejimin e shume perfaqesuesve te Organizatave Jofitimprurese ne Takimin Konsultativ me Dyer te Mbyllura te Ministrise se Integrimit Europian me 30 OJF ne lidhje me 12 Rekomandimet e BE per Planin e Veprimit te Integrimit Europian ne Shqiperi. Permes nje deklarate per shtyp Rrjeti Kombetar theksoi se dhjetera shoqata me kontribut te rendesishem ne lidhje me standardet qe duhet te plotesoje Shqiperia qe te behet anetar i Bashkimit Europian u perjashtuan nga ky takim dhe mbi te gjitha pati edhe raste te moslejimit te futjes ne salle nga personeli i Ministrise se Integrimit Europian. Shume perfaqesues te OJF-ve nuk u lejuan te marrin pjese ne Takimin Konsultativ me shoqerine civile. Vetem nje liste e perzgjedhur OJF-sh qe ftohen rregullisht ishte pjesemarrese ne takim duke demtuar rende standardin e pjesemarrjes gjitheperfshirese dhe mbi te gjitha te nje procesi te hapur konsultimi kaq te nevojshem ne kerkesat e BE per Shqiperine theksohet ne deklarate. Sipas perfaqesuesve te Rrjeti Kombetar vete takimi konsultativ me shoqerine civile i Ministres Bregu per Rekomandimet e BE eshte shkelje e vete rekomandimeve te BE. Nisur nga kjo situate Keshilli Koordinativ i Rrjetit Kombetar te Shoqerise Civile do te zhvilloje javen e ardhshme nje ritakim konsultativ te Ministrise se Integrimit Europian me Shoqerine Civile per 12 Rekomandimet e BE ku te gjitha OJF-te qe jane te interesuara mund te marrin pjese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›