Listat rikthehet ballafaqimi PS-LSI
Ballafaqimi mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim ka kapur dje nje pike tjeter kulmore teksa socialistet kane paralajmeruar nje padi penale ndaj kryetares se njesise bashkiake nr. 6 Luzhiana Abazi. Si arsye per kete eshte bere manipulimi i pretenduar me listat e zgjedhesve ne kete minibashki per te cilat PS-ja akuzoi direkt drejtuesin e saj qe eshte edhe anetare e LSI-se. Me nje tabele ne sfond ku renditeshin emra personash te supozuar si votues te transferuar deputeti i PS-se Sajmir Tahiri ka denoncuar perpjekjet e shumices per te deformuar listat cka grupi i personave ne fjale eshte prove per kete. Keta persona jane te paligjshem pasi kane ardhur pas dates 8 mars dhe nuk banojne ne kete zone dhe keta jane prove e mashtrimit qe po behet me listat e zgjedhjeve eshte shprehur Tahiri. Ne fakt ne tabelen e paraqitur prej tij figuronin te aferm te kryetares Abazi te bashkeshortes se kryetarit te LSI-se Monika Kryemadhi por edhe persona te tjere qe njihen si mbeshtetes apo anetare te kesaj partie. Si nje rast politik me perseritje ne njesine nr. 6 denoncimi i djeshem nga PS-ja ka provokuar edhe incidente te cilat kane gjetur nje tjeter pike veprimi ne njesine bashkiake nr. 5. Per kete te fundit PS-ja permes deputetes Eglantina Gjermeni ka denoncuar aktet e dhunes pertej te cilave ka nenvizuar vullnetin e selise roze per te vijuar perpjekjen e saj per zgjedhje te ndershme. Te gjitha mjetet e presionit apo provokimet nuk do ti bejne shqiptaret te mbyllin syte dhe te votojne symbyllur. Mendoj qe qytetaret shqiptare qytetaret e Tiranes dhe sidomos njesia nr. 5 e ka te sigurt voten per Partine Socialiste dhe Aleancen per te Ardhmen tha ajo pas konstatimit se nje City Light i kontraktuar nga PS-ja ne rrugen Komuna e Parisit eshte gjetur i shkaterruar.