E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri Ne rast ndjekjeje penale kandidati terhiqet

Parregullsite PS heton 8 majin permes prokurorise

Vemendja te listat e zgjedhesve dhe angazhimi i Partise Socialiste ne adresimin e problemeve elektorale ne rruge ligjore pervecse nje precedent qe e skualifikon zgjidhjen politike si domosdoshmeri perben edhe nje moment qe nxit interpretimin juridik. Keshtu padite e njepasnjeshme penale per te zgjedhur te ndryshem ne Tirane ngarkojne keta te fundit me detyrime ne raport me ligjin te cilat ne rast te nje vendimi gjykate implikojne edhe vlefshmerine e mandatarit apo te se drejtes per te garuar. Ne rast se kandidatet ndiqen per nje veper penale atehere ata duhet te largohen nga gara dhe per pasoje ne keto raste votimi duhet te shtyhet tha lidhur me kete ceshtje deputeti socialist Damian Gjiknuri. Si nje norme e Kodit Zgjedhor statusi penal i nje personi dikton angazhimin ne garen zgjedhore cka ne kete rast vetiu e adreson problemin ne lojen e PS-se me padite e veta. Keshtu pak dite me pare PS-ja depozitoi ne prokurori ato qe i quajti prova kunder Lulzim Bashes per ngjarjet e 21 janarit edhe pse ky i fundit ende nuk rezulton te jete person i marre ne ndjekje penale nga organi i akuzes. Thene ndryshe pertej qasjes politike selia roze po kerkon ndihmen e sistemit kushtetues dhe parimeve te tij per te skualifikuar nga gara kandidate te caktuar qe gjithsesi mbeten ne loje deri sa aktualisht asnje vendim nuk peshon mbi ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›