E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati i PD-se Xhaferraj Po u ndertua TEC-i dorezoj mandatin

Zgjedhjet debate ekologjike ne Durres. Bashkia kerkon firma per Librin e gjelber

Kundershtaret politike qe garojne per Bashkine e Durresit jane shprehur ne menyra te ndryshme kunder ndertimit te termocentralit me qymyr ndersa mijera qytetare durrsake i jane pergjigjur thirrjes per te firmosur ne Librin e gjelber kunder ndertimit te TEC-it ne Porto Romano. Pas fteses per te firmosur kunder TEC-it qe kryebashkiaku dhe kandidati socialist per bashkine Vangjush Dako i beri rivalit te tij Ferdinand Xhaferraj ka reaguar menjehere duke deklaruar se eshte kunder TEC-it po nuk ka perse te firmose pasi ai nuk do te ndertohet. Ne rast se kjo ndodh do te dorezoj mandatin u shpreh Xhaferraj i pyetur per kete ceshtje gjate nje aktiviteti te zhvilluar ne Amfiteatrin Antik ne kuader te Dites Nderkombetare te Librit. Nderkaq Vangjush Dako qe nismoi nenshkrimin e Librit te gjelber dhe nenshkroi i pari ne te tha se Durresi nuk mund te pranoje masakren mjedisore te qeverise me TEC-in. Projekti i qeverise Berisha per ndertimin e ketij TEC-i konsiderohet nga opinioni ne Durres pavaresisht bindjeve politike si nje rrezik per nje masaker mjedisore qe jo vetem do te rrezikoje jeten e qytetareve por do te demtoje ne menyre te pariparueshme floren dhe faunen e detit dhe per rrjedhoje edhe industrine e turizmit dhe ate te peshkimit. Bashkia ka ftuar qytetaret te nenshkruajne kunder ketij objekti me ndikim tejet negativ ne mjedis dhe cilesine e jetes ne qytet e periferite e tij. Kunder ndertimit te TEC-it eshte shprehur edhe kandidati demokrat per Bashkine e Durresit Ferdinand Xhaferraj i cili ka dale keshtu kunder qeverise Berisha qe ka miratuar ndertimin e parkut energjetik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›