Basha Minibashkite do te japin edhe leje ndertimi
Kandidati i mazhorances per kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha zhvilloi dje takime ne dy zona te kryeqytetit dhe po keshtu nje bisede me maturantet te cilet presin te nisin studimet universitare. Gjate nje takimi me banoret e Bregut te Lumit ne njesine bashkiake numer 1 ne kryeqytet Basha theksoi se shurdheria e Bashkise se Tiranes ndaj kerkesave te qytetareve i ka detyruar ata te veteqeverisen. Sipas Bashes ne kete zone te kryeqytetit banoret jane te detyruar te kryejne ndertime pa leje pasi bashkia qendrore nuk u ka kthyer pergjigje per kerkesat e tyre. Kjo praktike sipas Bashes do te marre fund me 9 maj dhe qeverisja do te vije me prane qytetareve duke u kaluar njesive vendore kompetencat per dhenien e lejeve te ndertimit ne volume te vogla. Natyrisht une nuk jam per veteqeverisje une jam per nje qeverisje te perbashket si qytetare. Por une ta kuptoj problemin ty dhe problemi lind te mosdhenia e kompetencave te minibashkise. Kjo situate do te marre fund. Kompetencat per ndertimet me volume te vogla do ti kete kryetari i njesise bashkiake premtoi Basha. Po keshtu kandidati per kryebashkiak theksoi se ne zonat periferike te Tiranes duhet te marrin fund praktikat e penalizimit pasi territori administrohet nga komunat ndersa banoret jane qytetare te Tiranes. Sipas Bashes kjo do te jete vlere e shtuar dhe jo arsye per ti lene jashte vemendjes keta banore. Nga ana tjeter gjate nje takimi me maturantet Basha i ka garantuar ata se ne platformen e tij parashikon krijimin e mundesive reale qe cdo i ri te mund te vazhdoje arsimin e larte. Gjithashtu Basha tha se do te investoje ne garat ndershkollore ne te gjitha rrafshet dhe per fituesit do te kete nje cmim te vecante nga kryebashkiaku.