Countryman Kerkojme zgjedhje te qeta dhe te ndershme
Zgjedhjet e 8 majit u perkasin qytetareve shqiptare dhe jo partive politike qe garojne ne to. Keshtu eshte shprehur per radion Europa e Lire zevendesndihmesi i sekretarit amerikan te Shtetit Thomas Countryman i cili ka kerkuar qe fushata te zhvillohet e qete dhe pa incidente. Kemi insistuar qe te gjitha palet ta respektojne Kushtetuten te mbajne zgjedhje te ndershme dhe paqesore dhe i kemi bere thirrje popullit te Shqiperise ta kerkoje nje gje te tille nga perfaqesuesit e tyre u shpreh Countryman. Qe prej 21 janarit aktore nderkombetare ne Shqiperi po bejne thirrje per qetesi per te cilen jo rrallehere kane kerkuar qe per kete te kete edhe nje lloj kontributi qytetar. Sipas Countryman zhvillimi i zgjedhjeve ne kushte pozitive pra te rregullta dhe te ndershme do te sherbente si premise per te rinisur nje dialog dypalesh me te qete dhe me qytetar. Nese e arrijme kete atehere eshte periudha e paszgjedhjeve lokale ne maj ne te cilen mund te zhvillohet nje dialog me i qyteteruar politik jo vetem midis dy partive kryesore por nje dialog qe perfshin gjithe shoqerine shqiptare u shpreh Countryman.