OJQ-të islamike lobojnë për pavarësinë

Rreth 170 organizata joqeveritare të Botës Islame janë takuar në Prishtinë për të parë nga afër dhe analizuar rolin e tyre për sensibilizimin e njohjes së Republikës së Kosovës dhe ndikimin e tyre tek qeveritë e vendeve të veta për njohje të reja të shtetit të Kosovës.
Kosova është shtet i ri dhe një numër i madh i shteteve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, ndërsa në mesin e atyre shteteve ka shtete islamike, andaj qëllimi ynë është të mbështesim dhe të ndikojmë tek qeveritë e këtyre vendeve islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës. OJQ-ët janë të rëndësishme, ato në shumicën e rasteve ndikojnë në përcjelljen e kërkesave te qeveritë e tyre dhe në këtë rast bëjnë shtytje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Necmi Sadikogllu - sekretar i Unionit të OJQ-ve të botës islamike
Organizatorët e takimit të OJQ-ve, OJQ-të Akea dhe Merhamet thonë se janë të lumtur meqë kanë arrit që takimi në këtë nivel të organizimit dhe të mbahet në Prishtinë, ndërsa presin që OJQ-ët me misionin e tyre do të ndikojnë me raportet e veta për njohje të reja të Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrësit në këtë takim, si Adnan Ismaili, nga OJQ Merhamet e Shkupit dhe Hysamedin Abazi nga OJQ AKEA e Prishtinës, theksojnë rëndësinë e këtij takimi për të ndikuar në njohjet e mëtejme të pavarësisë së Kosovës, veçmas nga ana shteteve të cilat kanë paralajmëruar ta bëjnë këtë, si Egjipti, Katari etj. Nga ky takim i OJQ-ve të shteteve islamike dolën zotime se do të vlerësohen projektet dhe aplikimet e reja dhe se ky takim do të sjellë mirësi jo vetëm për botën islame por edhe për Kosovën.