Biblioteka e shëmtuar

Të pakëndshme, me pamje të zymtë apo thuajse kriminale. Thënë shkurt, janë ndërtesa të shëmtuara. Faqja e internetit virtualtourist.com, në një votim nga anëtarët e saj në mbarë botën dhe me vendim të editorëve, ka ranguar dhjetë ndërtesat më të shëmtuara në botë. Për çudi, në këtë klasifikim ndodhet edhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, me të cilën shpesh krenohen kosovarët.
Ky objekt i ndërtuar në vitin 1960, mban pozitën e nëntë dhe ndodhet vetëm një pozitë para një hoteli në shtetin komunist e totalitar të Koresë së Veriut dhe një pozitë pas një muzeu në Toronto të Kanadasë.
Përshkrimi që i bëhet shëmtisë së Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, përmblidhet vetëm në një fjalë. Duket si një zgjua bletësh. Sipas kësaj faqeje interneti, e cila i është dedikuar për turistët dhe jep informacione të shumta për të gjitha vendet e botës, shumë nga këto objekte nuk e kanë ngrohtësinë as të një kubi akulli, ndërsa ka të tjera që duken si të papërfunduara.
Përndryshe, ato të shtyjnë të bësh një debat interesant për to, citon agjencia Reuters, menaxherin Giampiero Ambrosi, të faqes së internetit që ka kryer sondazhin.
Duke vendosur Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në vendin e nëntë nga gjithsej dhjetë pozita, jepet edhe arsyetimi për këtë pozicionim të tillë të kësaj ndërtese.
Është e vështirë të kuptohet nëse ky zgjua bletësh e zbukuron apo e shëmton pamjen e kësaj strukture bizare. Është thënë që kur ndërtesa është hapur për herë të parë, disa kanë menduar se pamja gjigante në formë të rrjetës, në të vërtetë ende janë skele.
Vendin e parë të shëmtisë, sipas kësaj renditjeje e zë Morris P. Mekanike Teatri, Baltimore, Maryland, USA, objekt i cili cilësohet me pamje të zymtë në të cilin vështirë se mund të lulëzojë teatri. Në këtë rast, vendin e fundit e zë Ryugyong Hotel; Pyongyang, Korea e Veriut, objekt i cili përshkruhet si diçka së cilës i mungojnë paratë për ta ndërtuar, që duket e varfër dhe gati të rrëzohet.
LISTA:
1. Morris A. Mechanic Theater; Baltimore, Maryland, SHBA
2. Zizkov Television Tower; Prague, Republika Çeke
3. "The Beehive"; Wllington, Zelanda e Re
4. Center Georges Pompidou; Paris, Francë
5. Federation Square; Melbourne, Australi
6. Petrobras Headquarters; Rio de Janeiro, Brazil
7. Markel Building; Richmond, Virginia, SHBA
8. Michael Lee-Chin Crystal, Royal Ontario Museum; Toronto, Kanada
9. National Library; Prishtina, Kosova
10. Ryugyong Hotel; Pyongyang, Korea e Veriut