Vrasja në Shishtufinë, arrestohet nga policia 41-vjeçari
I arrestuari Bajram Dara pranoi autorësinë e vrasjes dhe i deklaroi grupit hetimor se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili akuzohet nga policia për vrasjen e një personi me 11 nëntor në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në Shishtufinë, afër “Kafes së Rremës”, ku si pasojë e ekzekutimit me armë humbi jetën 38-vjeçari Arben Visha. Në prangat e specialistëve të seksionit Kundër Jetës dhe Shëndetit, ra 41-vjeçari Bajram Dara.
Sipas burimeve nga policia, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Ndërkohë, 41-vjeçari i ndaluar pranoi autorësinë e vrasjes dhe deklaroi se ai e kishte kryer atë, pas një konflikti të çastit me viktimën. Pas 11 ditë kërkimesh, uniformat blu arritën të binin në gjurmët e 41-vjeçarit, autor të dyshuar të krimit duke e vënë atë në pranga. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e dyshuar e krimit tip pistoletë TT, 16 fishekë m - 54 si dhe automjeti i tij, me të cilën dyshohet se është larguar menjëherë pas kryerjes së këtij krimi. I ndaluari Dara u shoqërua në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” si dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Ngjarja
Rreth orës 19:30 të së mërkurës së 11 nëntorit 38-vjeçari Arben Visha ka qenë duke u futur në banesën e tij në rrugën kryesore afër urës në Shishtufinë. Ndërsa ishte pak metra larg portës, ai është qëlluar me armë, duke u rrëzuar në tokë. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë krisma pistolete. Viktimës i është dhënë ndihma e parë, duke e dërguar atë në spitalin e Tiranës, por si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, vrasësi është larguar në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar arrestimit. Sipas banorëve të lagjes, viktima ishte baba i tre fëmijëve. Ai ishte banor i zonës. Viktima emigronte herë pas here në Greqi për të punuar, pasi kishte familjen për të mbajtur. Ai priste sërish që të largohej për në vendin fqinj. Policia e Tiranës shkoi në vendngjarje ku ngriti një grup hetimor e nisi hetimet. Agjentët gjetën edhe një pasaportë angleze, e cila ishte harruar nga vrasësi i 38-vjeçarit në vendngjarje. Pikërisht, kjo ndihmoi në zbardhjen e hetimeve dhe në vënien në pranga të autorit të krimit, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit.