“OK” Apolonia e Bylis, ngec Lushnja
Bylis ka fituar 1-0 përballë Burrelit për javën e 30-të kampionatit. Vendasit u mjaftuan me golin e Bakiut në minutën e 28-të për t’u shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë.
Me të njëjtin rezultat u mbyll në favor të vendasve edhe takimi Tomorri-Luftëtari. Beratasit e gjetën avantazhin me Drobonikun në minutën e 8-të. Tre pikë me shumë vlerë mori Sopoti në Tepelenë, teksa fitoi 1-0. Ndërkohë me hapin e kryesuesve të Bylisit ka ecur ditën e djeshme edhe Apolonia. Fierakët arritën të mundin Naftëtarin 1-3 pikërisht në shtëpinë e këtyre të fundit. Kur kishin kaluar vetëm 21 minuta nga takimi i Kuçovës, Apolonia e shikon veten në avantazh me Xhunior. Por gëzimi i tyre do të zgjasë shumë pak pasi pas 6 minutave Kanani vë gjithçka në baraspeshë nga pika e bardhë e penalltisë. Golat e fitores për Apoloninë u shënuan në pjesën e dytë me autor Shoshin po me 11 metërsh dhe Dhramin. Takimi i vetëm që u mbyll në barazim ka qenë ai mes Lushnjës dhe Adës, 0-0. Me katër gola, Bilisht Sporti ka mundur Erzenin. Ramazani që në minutën e 22-të ka kaluar të vetët në avantazh. Shembullin e tij e ndoqën më pas Xhika, Pino dhe Kostovski.