E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Afro 7500 të vrarë në Siri

Shefi për çështjet politike në Kombet e Bashkuara, Lin Paskoe, i tha Këshillit të Sigurimit se numri i njerëzve të vrarë në luftimet në Siri vlerësohet të jetë afro 7500 persona.

Paskoe tha se “ka raporte të besueshme se numri i civilëve të vrarë gjatë një dite i kalon 100 persona, përfshirë shumë gra dhe fëmijë”.

Ai gjithashtu tha se numri i personave të zhvendosur brenda Sirisë është ndërmjet 100 e 200 mijë, ndërsa afro 25 mijë sirianë janë larguar në vendet fqinje dhe janë regjistruar nga punëtorët e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›