Kriza greke, takohen sot Barroso dhe Papadimos

Kryeministri grek Lukas Papadimos do të takohet sot pasdite me presidentin e Komisionit Europian, Jose Maneul Barroso, njoftoi zëdhënësja e Komisionit, Pia Ahrenkilde.
Sipas saj, kryeministri grek dhe Barroso kishin zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me objektin e takimit, që do të ketë të bëjë me zbatimin e masave të paketës së dytë, thithjen e shpejtë të fondeve për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Greqisë, si dhe punën e Task Forcë-s të KE në Greqi.
Zëdhënësja Ahrenkilde shtoi se presidenti i Komisionit mori iniciativën që të takohet me kryeministrin grek, pas vendimit të eurogrupit javën e kaluar për miratimin e programit të dytë, në të cilin i mëshohet rëndësisë së forcimit të zhvillimit dhe punësimit të brezit të ri.