E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan përshëndet rekomandimin e BE-së për Serbinë

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, ka përshëndetur rekomandimin e mbrëmshëm të Këshillit Ministror të Bashkimit Evropian, që Serbisë t`i jepet statusi i kandidatit dhe ka shfaqur shpresën se Këshilli i BE-së do ta pranoj atë.
 

Në një deklaratë për mediat Kukan ka përshëndentur edhe propozimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisionerit për zgjerim, Stefan Fyle, për fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.
 

“U uroj përfaqësuesve të Serbisë në punën e tyre për arritjen e këtij statusi”, tha Kukan ndërsa vlerësoi se statusi i kandidatit i forcon detyrimet në raportet Bashkimi Evropian-Serbi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›