E Diel, 1 Nëntor 2026

Wohlers: Maqedonia në NATO, pas zgjidhjes së kontestit të emrit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranojnë çfarëdo zgjidhje të cilën do ta pranojnë Maqedonia dhe Greqia, ka thënë ambasadori amerikan Paul Wohlers, duke theksuar edhe një herë se kontesti bilateral për çështjen e emrit me Greqinë është pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
 

“Pasi të zgjidhet kjo çështje, Maqedonia do të anëtarësohet në Aleancë, pasi i plotëson kriteret. Duhet të shtoj se kjo nuk duhet të ndodhë në Chicago. E di që shumë vëmendje i kushtohet Samitit në Chicago, duke theksuar se kjo është një ngjarje e madhe. Kjo mund të ndodhë në secilin Samit të Aleancës dhe pasi të zgjidhet emri, Maqedonia do t`i bashkohet NATO-s”.
 

“Por duke u nisur nga reagimet e publikut fitohet përshtypje se nga SHBA-të pritet të ofrojnë zgjidhje me të cilën Maqedonia do të ishte anëtar i barabartë i Aleancës. SHBA ka qenë lider në NATO dhe po përpiqemi që t`i ndihmojmë Maqedonisë në shumë sfera”, citon Zhurnal fjalët e Wohlers.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›