E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE publikon dokumentin se si shënohet Kosova në takimet rajonale

Pas Marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin e Kosovës, është publikuar edhe dokumenti i parë ku shënohet Kosova sipas mbishkrimit.

Këshilli i Ministrave të BE-së është institucioni i parë që ka përdorur mbishkrimin për Kosovën, referencë me të cilën kanë rënë dakort Prishtina dhe Beogradi.

Emërtimi i Kosovës me mbishkrim i është referuar një dokumenti të ditës së martë ku i konfirmohet vendit studimi i fizibilitetit dhe hapja rrugën për MSA-në.

Në mes të tjerash në këtë dokument, brenda tekstit thuhet që Këshilli nuk paragjykon statusin e ardhshëm të Kosovës, ndërsa Këshilli dhe Komisioni shprehin zotimin për fillimin e studimit të fizibilitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›