E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Ratko Mlladiç shtrohet në spital

Ish-gjenerali i ushtrisë serbo- boshnjake Ratko Mlladiç, i cili po gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës është dërguar në spital pasi është ndjerë keq në sallën e gjyqit.  "Ai u ankua se nuk ishte mirë gjatë seancës, kështu që seanca u shty. Mlladic është nën kontrollin e mjekë të gjykatës " tha Nerma Jelasiçi, zëdhënësja e gjykatës ndërsa theksoi se është marrë vendimi se seanca do të vazhdojë nesër.
 

Gjykimi i Mlladiç, një ish-komandantit serb boshnjak, rifilloi në gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së në Hagë të hënën, me dy javë të seancave të planifikuara, pasi ajo u pezullua muajin e kaluar për shkak të një gabimi të Ekipi i mbrojtjes. Mlladiç u arrestua në Serbi në maj të vitit 2011, pas 16 vjetësh në arrati. Ai akuzohet për gjenocid për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 dhe për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës kryeqytetin e Bosnjes gjatë luftës së Bosnjës 1992-1995.
 

Masakra e Srebrenicës, është përshkruar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë 8,000 burrave dhe djemë myslimanë. Ai u akuzua në vitin 1995 së bashku me Radovan Karaxhiç, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës. Mbi Mlladiç rëndojnë 11 akuza për krime lufte kundër njerëzimit ndërsa ky nuk I pranon akuzat e ngritura.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›