E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Importet e ushqimeve, këtë vit 1 triliardë dollarë

 

Rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore do të rrisë faturën totale të ushqimeve të importuara këtë vit në 1,000 miliardë dollarë në rang botëror, për herë të parë në histori, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara. Organizata Botërore e Ushqimit vlerëson se kostoja e importit të ushqimeve do të rritet me 26% për shkak të çmimeve më të larta dhe kostove më të larta të transportit.

“Zërat kryesorë të rritjes janë orizi, gruri dhe vaji vegjetal, kostoja e të cilave pritet të rritet në shkallë të paimagjinueshme në krahasim me vitin 2007”,- njoftoi OKB.

FAO, parashikon një bum në prodhimin botëror të drithit për sezonin 2008-‘09, por konsideron se bumi nuk do të sjellë rënie të shpejtë të çmimeve. Prodhimi i grurit pritet të arrijë në një nivel rekord prej 658 milionë tonësh në rang botëror, për këtë vit.

Raporti i OKB-së vëren se çmimet do të mbeten të larta për 10 vjet dhe se shumë qeveri janë realisht të rrezikuara nga ky fenomen. Në pjesën më të madhe të botës, kostoja e ushqimit han pjesën më të madhe të të ardhurave të qytetarëve dhe për pasojë, presioni kundrejt qeverive të shumë vendeve, përfshirë rrezikun e protestave dhe kryengritjeve, do të rritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›