E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, Jeremic: Të vendoset staquo. Hoxhaj: Nuk ka kthim pas

NJU JORK- Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nisur sot seancën për Kosovën.

Diplomati afgan Farid Zarif, shefi i ri misionit te UNMIK-ut në Kosovë, gjatë fjalës së tij hapëse ka bërë thirrje për dialog mes palëve, duke nënvizuar se ato duhet të vazhdojnë të flasin për bashkëjetesën.

Ai bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesin punën e OKB-së ne Kosove. Sipas tij, problem thelbësor mbetet gjetja e personave të zhdukur ndaj duhen më shumë përpjekje në këtë drejtim. Ai tha se Task-Forca e EULEX-it pritet të nisë punën në shtator për të hetuar mbi akuzat e Dik Martit.

HOXHAJ:SERBIA TË LARGOJË STRUKTURAT KRIMINALE
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, gjatë fjalës së tij para Këshillit të Sigurimit, deklaroi se misioni i qeverisë është anetarësimi në BE dhe NATO. Sipas tij, strukturat paralele të financuara dhe kontrolluara nga Beogradi janë sfida më e madhe për qeverinë e Prishtinës. Hoxhaj tha se ICO ka konstatutuar përfundimin e krijimit të institucioneve demokratike në Kosovë.

Ministri i jashtëm kosovar ju përgjigj akuzave të homologut të tij serb, Jeremic për përdorim dhune se është Serbia që ka kryer akte dhune brenda territorit legjitim të Kosovës.

“Ajo ca ka ndodhur ka qenë sfisdë e madhe ndaj paqes në Ballkan. Elementë serbë kanë gjuajtur ndaj kosovarëve. Qeveria e Serbisë ka kryer akte dhune brenda qeverise së Kosovës. Falë gjeneralit të KFOR, Buhler dhuna është ndaluar. Kjo marrëveshje mundëson kontroll të plotë por janë sturktuarat paralele që bllokojnë rrugët në veri”,- deklaroi ministri kosovar.

Hoxha deklaroi se Prishtina u detyrua të vendosë parimin e reciprocitetit si rezultat i bllokadës që Serbia i bën tashmë prej 3 vjetësh produkteve serbe. Minsitri kosovar deklaroi se financimi i strukturave paralele nga Beogradi duhet të marrë fund. Ndërkohë theksoi edhe një herë deklaratat e mëparshme të Thacit se nuk ka kthim të situatës para 25 korrikut dhe se ndarja e Kosovës është e papranueshme.

“Me keqardhje ne marrim masat e reciprocitetit pas tre viteve si rezultat i bllokatës ndaj prodhimeve tona si dhe vendosim bllokatën në veri. Ne kemi vendosur forcat se kërkojmë vendosjen e masave të reciprocitetit pasi deshtoi marrëveshja. Ky veprim është pranuar edhe nga Serbia në 2005. Polica e Kosovës ka vepruar në sajë të rezolutës 1244 dhe planit të Atisarit”,- nënvizoi Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se Kosova është dhe do të jetë vend i lirë për të gjithë kosovarët, pavarësisht se a janë shqiptarë, serbë, romë, turq, boshnjakë, kroatë, malazezë apo të tjerë.

"Ne nuk dëshirojmë të imponojmë asnjë sundim në veri përveç sundimit të ligjit. Nëse përfaqësuesit politikë serbë bëjnë shumë prej të drejtave të gjera politike afirmative nën Planin e Ahtisaarit, është çështje e zgjedhjes së tyre. Por së paku ata duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe Plani i Ahtisaarit është korniza më e mirë për këtë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës, KFOR-in, EULEX-in për të siguruar se Kosova arrin më shumë progres në sundimin e ligjit. Sfidat e Kosovës janë të mëdha por ato gjithashtu sigurojnë një dritare të re të mundësisë", ka vijuar ministri kosvar.

Hoxhaj ka thënë se në Kosovë status-quoja ka përfunduar. "Tani që çështja e statusit është prapa nesh, dialogu ndërmjet dy vendeve mund të bëhet gjenerator i vullnetit të mirë dhe zgjidhjeve të mira. Ne jemi të kënaqur të shohim se një përpjekje koherente ndërkombëtare po ndodh për të lëvizur nga situata e konfliktit të ngrirë dhe status-quosë. E përsëris, status-quajo, konflikti i ngrirë dhe ndarja janë tërësisht të papranueshme. Po ashtu nuk ka kthimin ne stituatën e para 25 korrikut", nënvizoi Hoxhaj.

JEREMIC: PAVARËSIA E NJËANSHME, RAJONI MË I PASIGURTË
Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic, gjatë fjalës së tij akuzoi Prishtinën për ndërhyrje të dhunshme në veri. Sipas tij gjatë operacionit të ROSU në 25 korrik, u shkel marreveshja mes EULEX-it dhe Prishtinës për të kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës pa miratimin e misionit të BE-së.

“Përfaqësuesit e sekretariatit kanë dhënë deklarat e tyre se prioritet e UMNIK mbeten të pa dryshuara dhe ne e mbështetsim. Muaji i kaluar ka bërë që rajoni të jetë më pak i sigurt dhe për shkak të vendimit të Kosovës që të provokojnë një ndërhyrje në veri, që të instalojnë një pushtet jo legjitim. Unë i bëj thirje KS që të dërgojë një mesazh të qartë se kjo nuk është e ligjshme. Kur u arrestua ROSU, ishin disa persona të armatosur në Ibër duke shkelur marrëveshje midis palëve. Ky vendim që të dërgohen ushtarëve nga jugu në veri nxiti reagimin tonë”,- u shpreh Jeremic.

Qeveria e Serbisë sipas tij, ka denuar aktet e dhunës, djegies së pikës kufitare në Jarinjë dhe ka bërë gjithcka për të ulur tensionet. Jeremic kërkoi që të gjendet përgjegjësi i situatës së krijuar në veri të Kosovës. Ministri serb ka kërkuar përgjigje edhe për faktin se pse EULEX nuk mbrojti serbët në këtë periudhë.

“Në përputhjen me rezuolutën 1244, ne duam të zbardhet cfarë ka ngjarë dhe kush është përgjegjës. Zëri unë nuk është dëgjuar, unë e kam bërë të qartë në letrën time zyrtarit të këtij organi. Statuqo duhet të kthehet dhe ata që stabilizojnë situtën duhet të japin llogari. Ne kërkojmë përgjigje: kush i ka dhënë urdhër njësisë ROSU, a ka qënë dikush nga bashkimi ndërkombëtar që ka pasur dijeni, pse EULEX pse u largua gjatë kohës së ndërhyrjes në veri, dhe pse EULEX nuk i ka ushtruar kompetencat e veta”,- kërkoi ministri i Jashtëm serb.

Stefanovic gjatë fjalës së tij bëri një panoamë të zymtë të situatës ekonomike dhe asaj shoqërore në Kosovë duke përmendur gjyqin ndaj Haradinaj në Hagë dhe atë kundër Limaj në Prishtinë. Jeremic ka kërkuar një hetim të drejtë edhe për akuzat e Dik Martit, duke këmbëngulur se nevojitet një mekanizem i krijuar nga KS që të funksionojë jashtë Kosovës, pasi EULEX nuk ka as mandat dhe juridiksion gjithëpërfshirës.

KËSHILLI I SIGURIMIT TË OKB NIS SEANCËN PËR KOSOVËN
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nisur sot seancën  për Kosovën. Mbledhja ishte parashikuar që të zhvillohej dje por u shty për shkak të uraganit “Irene” që ka përfshirë pjesën verilindore të SHBA-së. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë mbi gjendjen në Kosovë, bazuar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon.

Në raportin e tij, Moon thotë se situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet janë ngritur se fundmi. Ban Ki-Mun fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.

Gjatë seancës pritet të shqyrtohet dhe deklarata presidenciale e Rusisë me anë të së cilës kërkohet të gjykohet Prishtina për përdorim të njëanshëm të dhunës. Me këtë propozim, kërkohet që faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, të “sillen në kornizat e mandatit të bazuar në Rezolutën 1244”. Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.
(s.g/e. menga/ BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›