Gjermani, nis procesi kundër Arid Ukës
BERLIN-Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, sot pritet të paraqitet në një gjykatë për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë.
“I akuzuari është sulmues i vetëm, i cili ishte radikalizuar nga propaganda xhihadiste në Internet”, tha një zëdhënës i Zyrës së prokurorit federal në Karlsrue.
Raportohet se i akzuari, Arid Uka, që ka shtetësi gjermane, i ka thënë policisë se ai i kishte shoqëruar dy njerëz në uniforma, në një autobus të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku 16 ushtarë të pa armatosur, që sapo kishin arritur nga Londra, po përgatiteshin për udhëtim për drejt një bazë ajrore.
Policia tha se Arid Uka ishte i armatosur me pistolete, municion dhe me dy thika.
Pritet që prokurorët do t’i thonë gjykatës së Uka ishte bërë islamist, para vitit 2007, kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por se ai nuk i takonte asnjë grupi terrorist, dhe se ai i kishte kontaktuar imamët nëpërmjet rrejtit Facebook në Internet.
Arid Uka është i akuzuar edhe në Shtetet e Bashkuara.
(d.b/BalkanWeb)