Presidenti Topi uron3-vjetorin e pavarësisësë Kosovës
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi Presidentin në detyrë të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi me rastin e 3-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të cilën e vlerësoi si ditë që "përcaktoi në mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e qartë të Kosovës si një shtet i lirë, sovran, i pavarur dhe multietnik, me një të ardhme të konfiguruar qartë me vlerat dhe standardet euroatlantike".
Përmes një mesazhi, bën të ditur Zyra e shtypit e Presidencës, presidenti Topi shprehu urimet më të ngrohta, të sinqerta e vëllazërore popullit të Kosovës.
"Si President i Republikës së Shqipërisë është nder për mua t’ju drejtohem në momentin kur Kosova dhe mbarë kombi shqiptar festojnë Ditën e Pavarësisë së saj, këtë ditë, e cila përcaktoi në mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e qartë të Kosovës si një shtet i lirë, sovran, i pavarur dhe multietnik, me një të ardhme të konfiguruar qartë me vlerat dhe standardet euroatlantike", thuhet në mesazhin e Topit.
"Në këto tre vite të Pavarësisë, Kosovën dhe popullin e saj vital, martir dhe atdhedashës, ne dhe opinioni botëror mbarë e pa të ngrihej nga traumat e së kaluarës duke synuar zhvillimin e Kosovës si një shtet me sistem të qëndrueshëm politik dhe të gatshëm për të ofruar formulën e zhvillimit të tij në shoqëri", shprehet kreu i shtetit.
Sipas tij, klasa politike dhe udhëheqësit politikë kosovarë dëshmuan në momente thelbësore për Kosovën se kanë mjetet praktike institucionale dhe ligjore për koordinimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të reformave kyçe dhe të politikave strategjike të shtetit.
Topi tha se në këtë përvjetor të tretë të Pavarësisë, të gjithë shqiptarët u janë mirënjohës edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.
"Ndihmesa dhe mbështetja e tyre nuk u ka munguar shqiptarëve edhe në përballjen me sfidat nga më të vështirat të kohëve moderne. Duket se një ndër këto sfida, të cilat ne kemi besimin se do të përballohet me sukses është edhe Raporti i Dik Martit dhe trillimet ultranacionaliste. Ne kemi besim se Kosova do ia dalë mbanë dhe rrugëtimi i saj euroatlantik do të kurorëzohet me sukses", thekson Topi.
Zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë në dhjetor të këtij viti, Topi i cilëson si "zgjedhje që dëshmuan edhe njëherë se populli i Kosovës dhe udhëheqësit e tij po zbatojnë më së miri standardet demokratike të një shteti modern dhe evropian".
(e.n/BalkanWeb)