SHBA protestojne myslimanet per hetimet e policise
Grupet myslimane në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara u mblodhën në një protestë kundër paragjykimeve fetare të policisë si dhe kërkojnë largimin e Komisarit të Policisë Raymond Kelly. Grupet civile për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për një hetim ligjor për mbledhjen e informacioneve mbi myslimanët shiitë nga policia e Nju Jorkut. Kërkesa ka ardhur pasi një memorandum i brendshëm u publikua duke treguar rritjen e përgjimeve të komunitetit shiit të Mollës së Madhe.
Krerë të lartë të policisë insistojnë se policia ka ndjekur rrugë ligjore në operacionet e saj. Memorandumi, pjesë e një raporti të vitit 2006, tregonte zgjerimin e operacioneve të përgjimit të policisë së Nju Jorkut mbi xhamitë shiite dhe qendrat islamike të qytetit.
Raymond Kelly, i cili të enjten e cilësoi memorandumin si një “plan të rastësishëm” në rast të një konflikti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, edhe pse një gjë e tillë nuk përmendej në dokument. Dokumenti u publikua nga “Associated Press”, si pjesë e një seri raportimesh mbi përgjigjen e policisë së Nju Jorkut ndaj fenomenit të terrorizmit.