UEFA do të dënoj Ronaldon?

Zyrtarë të Komisionit Disiplinor të UEFA-s janë duke analizuar xhestet dhe komentet e bëra nga Cristiano Ronaldo, pas sfidës së djeshme ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve. Ronaldo pas ndeshjes u shfaq shumë i zemëruar me gjyqtarin norvegjez duke e kritikuar atë, për referimin jo korrekt.
Reagimi i Ronaldos u shfaq në maksimum pasi në fund të ndeshjes këmba e tij dukej e gjakosur, pas ndërhyrjeve të lojtarëve të Dinamo Zagrebit. Raste të ngjashme të sanksioneve të FIFA-s ndaj lojtarëve për deklarata të tilla janë rasti i Drogbas, i cili u dënua me 5 ndeshje, Bosingwa me 3 ndeshje si dhe rasti i trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, që u pezullua me 2 ndeshje.