Kriza e eurozones Merkel kunder eurobondit te perbashket

Kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshton me forcë eurobondet e përbashkëta duke i cilësuar si absolutisht të gabuara. Sipas saj rikthimi i stabilitetit për monedhën e parëbashkët kërkonte një angazhim të gjatë.
"Jam e bindur se masat e ndërmarra ndihmojnë në tejkalimin e krizës. Duhet të hedhim hapat njëri pas tjetrit e jo të rrekemi për një zgjidhje përfundimtare si eurobondet", u shpreh Merkel gjatë një fjalimi në auto shou e Frankfurtit. Vetëm një ditë më parë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy i kanë bërë thirrje Greqisë së zhytur në borxhe të mëdha për zbatimin në mënyrë efektive dhe rigoroze të të gjitha reformave të premtuara dhe të masave për kursime.
Ky është një parakusht për pagesën e këstit të ardhshëm në kuadër të ndihmave në miliarda për vendin, kanë theksuar Merkel dhe Sarkozy, sipas të dhënave të zedhënësit të qeverisë federale, Steffen Seibert duke iu referuar bisedës me telefon, që kanë bërë ata me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Një dalje të Greqisë nga euro-zona Merkel dhe Sarkozy e hodhën poshtë duke e specifikuar Greqinë si pjesë integrale e unionit monetar. Papandreu nga ana e tij ka përforcuar edhe një herë se qeveria e tij do të bëjë gjithshka që është e mundur për të përmbushur angazhimet e marra.
Delina Bitraku