Lëkundet koalicioni VMRO-DPMNE-BDI
Shkup -Duket se koalicioni qeveritar në Maqedoni është lëkundur disi. Partia shqiptare në pushtet, BDI ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me përfaqësimin në kabinetin qeveritar. Ata vlerësojnë se pozita e partisë së tyre në Qeveri duhet të përforcohet dhe Marrëveshja e Ohrit të marrë fund. Megjithatë, Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi sot i mohoni zërat se brenda kësaj partie po debatohet për braktisjen e koalicionit qeveritar.
“Në parti nuk po debatohet për çështjen e daljes nga Qeveria. BDI hyri në Qeveri me legjitimitet të plotë të votuesve të saj, por gjithsesi mund të ketë debat në raport me politikat qeveritare”, theksoi Arifi e pyetur për ta komentuar deklaratën e kolegut të saj partiak Rafiz Haliti se partneri i tyre VMRO-DPMNE duhet sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit përndryshe humbet durimi.
Deputetja Arifi tha se BDI-ja do të nxisë një debat konstruktivë me partnerët e koalicionit për të gjetur sa më shpejtë një zgjidhje për çështjen e emrit. “Nuk mund të them se kemi propozim të përgatitur, por interesi jonë i madh si parti politike dhe si përfaqësues të shqiptarëve është integrimi i shpejtë”, u shpreh Arifi. Ajo theksoi se pozicioni i BDI në Qeveri duhet të përforcohet dhe se mund të bëhet më shumë në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Të enjten deputeti Rafiz Haliti shprehu pakënaqësi për pozitën e partisë së tij në Qeveri.
"Ne nuk mund që të qëndrojë duarkryq kur është në pyetje integrimi i vendit. Jemi të gatshëm që të sakrifikojmë edhe rejtingun tonë, por durimi nuk mund të jetë i pafund, pasi edhe ne kemi presione nga elektorati jonë. Nuk pranojmë të jemi të barabartë në BE, e të diskriminuar në shtëpi", ka thënë Haliti. Haliti theksoi se Marrëveshja e Ohrit e cila parasheh përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni nuk po implementohet në praktikë.
"Jemi të vetëdijshëm se një pjesë e Ligjeve që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit nuk implementohen në praktikë, siç është përdorimi i gjuhës shqipe në disa komuna, ku shqiptarët janë mbi 23 për qind, pastaj tabelat rrugore edhe më tej mbetën vetëm në gjuhën maqedonase. Jemi të vetëdijshëm për këtë situatë... Kërkojmë me çdo kusht që të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit, të implementohen në praktikë", ka thënë Haliti. Ai ka theksuar se Kryesia Qendorore e BDI-së do të diskutojë se çfarë duhet të ndërmerret për të evituar këto probleme.
VMRO-DPMENE vlerëson propozimin e BDI-së
Partia VMRO-DPMNE pozitivisht e vlerëson pozicionin e BDI-së se është e gatshme të jap propozime dhe ide shtesë për zgjidhjen më të shpejtë të çështjes së emrit. Ky është qëndrim i partisë VMRO-DPMNE i cili erdhi pas deklaratës së nënkryetares së BDI, Teuta Arifi. Lidhum me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nga kjo parti potencojnë se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë për realizimin e tij, posaçërisht në pjesën e përfaqësimit të bashkësive etnike në institucionet e shtetit. ina/start