E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Situata në Siri, e tmerrshme

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillej, thotë se situata në Siri është “e tmerrshme” ndaj i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, që të shpallë “armëpushim humanitar” të menjëhershëm.

Duke folur sot në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë, ajo ka kërkuar që regjimi në Siri të garantoj qasje për ekipet e vëzhguesve të pavarura ndërkombëtarë dhe për ekipet humanitare.

Gjatë diskutimit të saj, delegacioni i Sirisë është larguar nga mbledhja duke vlerësuar se ky ishte “diskutim steril”.

Raportohet se Këshilli për të drejtat e njeriut është i gatshëm ta mbështesë propozim rezolutën, me të cilën dënohet goditja e Sirisë për shkejle “të gjëra dhe sistematike” të të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, brenda në Siri, forcat qeveritare kanë vazhduar sulmin kundër Homsit dhe qyteteve të tjera, që janë arenë e rezistencës kundër qeverisë.

Sot së paku një gazetar perëndimor i plagosur është shpëtuar nga Siria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›