E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa lavdëron punën e Komunës

Sa më shumë që afrohen zgjedhje lokale, kreu i LDK-së Isa Mustafa shton aktivitetet e tij mediaktike. Ai tashmë ka filluar të përdorë edhe profilin në Facebook më shumë.

Në një postim të enjten ai ka lëvdëraur sheshin "Zahir Pajaziti" dhe punimet që po kryhen aty.

"Sot, me bashkëpunëtorët, vizitova punimet në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Punimet kanë shënuar progres, janë tejkaluar problemet me kthinën teknike dhe me sipërfaqet e gjelbëruar të cilat do ta hijeshojnë lidhjen me rrugën “Luan Hajradinaj”. Ky Shesh, i cili pritet të jet gati gjatë shtatorit të këtij viti, do të ofrojë hapësira të mjaftueshme që ne i kemi dëshiruar kahmoti për të rinj, për prezantim të vlerave tona në kulturë e ekonomi. Do të rregullojmë edhe këndet e librit. Prishtina, kështu, po bëhet qyteti më i bukur, Qyteti ynë!" ka shkruar Mustafa/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›