E Diel, 1 Nëntor 2026

VV në Therandë: Ja 10 premtimet e pa mbajtura të kryetarit

Qendra e Therandës e Lëvizjes Vetëvendosje ka denoncuar disa nga premtimet e pambajtura të qeverisjes lokale. Sipas kësaj lëvizjeje, janë dhjetë premtime që nuk janë përmbajtë.

Qendra e Therandës e VV-së ka numëruar këto premtime: Rregullimi modern i shtratit të lumit, ujë për 25 vjet, për tërë komunën e Therandës, fshat turistik në malet e Sharrit-Mushtisht, zona të reja urbane, fshat turistik ne Doberdelan-Studençan, përkrahje për vreshtarët, për prodhuesit lirim nga taksat administrative për 4 vjet, stimulimi i bujqve me kredi pa interes, investitorëve do t’u ofrojmë siguri, Kopsht botanik në Mushtisht, rruga Delloc-Shtërpcë-Brezovicë.

“A thua kryetari bashkë me bashkëpunëtorët, kur kanë premtuar kanë menduar vetëm për Qendrën komunale, kur dihet se më shumë së 50% te fshatrave përballen me mungesë të ujit të pijes dhe shpenzojnë me qindra mija Euro për hapjen e puseve dhe rregullimin e ujësjellësve lokal”, thuhet në këtë komunikatë lidhur me premtimin për furnizim me ujë të pijshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›