Wollfarth: Më pranë BE-së, reformat të konkretizohen

Wollfarth ishte sot në Universitetin Hëna e Plotë, BEDËR, ku referoi mbi rolin e medias në demokraci.
“Reforma e Kodit Zgjedhor është shumë e rëndësishme, para së gjithash për të dhënë një tablo të qartë teknike fotografike se çfarë duan zgjedhësit ditën e zgjedhjeve. Sidomos në zgjedhjet e fundit, situata ishte veçanërisht e ndërlikuar, për shkak se pati më shumë se sa një foto finish këtu në Tiranë, në kryeqytet, i cili ngriti disa çështje të tjera të paparashikuara në Kodin Zgjedhor, si për shembull se çfarë duhej bërë me fletët e votimit të hedhura jo në kutitë e caktuara. Kjo tregon se disa çështje shumë teknike si hedhja e votave mund të politizohen shumë në rastin e rezultateve shumë të afërta, duke ndikuar te rezultati. Ky është thjesht një shembull praktik nga një listë më e gjatë çështjesh që OSBE/ODIHR-i, përmes Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, ka rekomanduar që të rishikohen në kuadrin e procesit të reformës së Kodit Zgjedhor”, theksoi ai.
Ambasadori u shpreh se përvoja e viteve të kaluara, e bën të detyrueshëm përmirësimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që KQZ-ja të jetë në një pozicion më të mirë teknik për t'u shërbyer qytetarëve, ku përfshihen sigurisht edhe partitë politike.
“Ju mund të keni lexuar ose dëgjuar se afati i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore është shtyrë deri në fund të prillit për të dalë me propozime të hartuara bashkërisht për Kodin e ardhshëm Zgjedhor. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të krijohet besimi midis partive në mënyrë që KQZ-ja të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë krejtësisht teknike. Kjo do të çlirojë akoma më shumë energji edhe për pjesë të tjera të procesit të vazhdueshëm të reformave shumë të rëndësishme, i cili, e theksoj, është shumë i rëndësishëm për integrimin evropian. Ndër këto reforma mund të përmend si më të rëndësishmet reformën në drejtësi dhe reformën parlamentare”, vijoi. /S.Lleshi/Start/
2012-03-13 17:32