OKB: Vrasja e Bhutos mund të ishte parandaluar

Një komision i caktuar nga Kombet e Bashkuara për të bërë hetime rreth vrasjes në vitin 2007 të ish-kryeministres pakistaneze Benazir Bhuto, thotë se vrasja mund të ishte parandaluar. Raporti hetimor prej 65 faqesh i hedh fajin qeverisë federale, qeverisë së provincës së Punxhabit dhe policisë së distriktit të Rawalpindi që nuk morën masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur Buton nga rreziqet e mëdha që i kanoseshin.
Raporti i shumëpritur vë në dukje se veprimet dhe mungesa e policisë në Rawalpindi, ku ndodhi sulmi më 27 dhjetor të vitit 2007, shkaktuan dëme të pariparueshme për hetimet.
Kryetari i komisionit hetimor, ambasadori i Kilit në OKB, Heraldo Munoz tha se Bhutto, ashtu edhe qeveria në Islamabad i kishin fare të qarta rreziqet me të cilat përballej ajo po të kthehej në Pakistan. Por ambasadori kilian Munoz tha se nuk ishte e mjaftueshme për qeverinë që thjeshtë ta informonte ish- kryeministren rreth rreziqeve, por ai shtoi se zyrtarët duhet të kishin marrë masa për ta mbrojtur atë.