E Diel, 1 Nëntor 2026

Virozat e stinës, rriten numri i vizitave në spitalin pediatrik

Megjithëse eshte pakesuar numri i pacienteve ne dyert e spitaleve me simptomat e virozave te stines, serish ne pavionet e QSUT, ka nje numer te konsiderueshem vizitash ne dite me patologji nga me te ndryshmet. Pacientet e vegjel mbeten problem ne keto dite prilli, ku numri i vizitave ne sherbimin infektiv, prane spitalit pediatrik shkon ne 100 ne dite. Diagnozat me te shpeshta jane problemet ne rruget e frymëmarrjes, por edhe variçela.

“Numri i vizitave është ende i konsiderueshëm. Brenda ditës në urgjencë mund të paraqiten edhe 100- 150 fëmijë, me diagnoza të ndryshme. Mund të aktivizohen disa lloj virusesh të caktuara sic janë rino-viruset dhe adeno-viruset që mund të japin katare të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo dhe disa sëmundje të tjera për të cilat për fat të keq akoma nuk kemi vaksina, psh sic është variçela” thotë mjekja pediatre Raida çami.

Mjeket thone se keto patologji jane problematike pasi si semundje infektive qe jane gjejne terren ne cerdhe apo shkolla.
“Ajo bie në vendet në të cilat fëmijët janë të grumbulluar në komunitet, pra në kopshte, në çerdhe apo në shkolla. Kjo ndodh sepse ajo është një sëmundje mjaft ngjitëse dhe propabiliteti për të marrë sëmundjen në një vend ku ajo bie është shumë i madh për fëmijët që janë të shëndoshë” thotë çami.

Keshillat e mjekeve ne keto dite prilli per prinderit jane te evitojne ambientet ne komunitet si dhe te drejtohen tek mjeku dhe jo ne farmaci per te marre mjekimin e duhur , pasi patologjite shfaqin dhe komplikacione per shendetin.

Edlira Sulejmani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›