OKB afër sigurimit të fondeve për Pakistanin

New York, 20 gusht – OKB-ja duket se e ka arritur synimin që t’i sigurojë 460 milionë dollarë ndihma emergjente për viktimat nga përmbytjet në Pakistan, pasi SHBA dhe vendet tjera premtuan më shumë fonde.
Siç njofton REL, zotimet e reja u bënë në sesionin emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon u tha delegatëve se vërshimet ishin si “një cunami i ngadaltë”.
Pas takimit, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmud Qureshi tha se atë e kanë siguruar se objektivi prej 460 milion dollarë do të “arrihet lehtë”.
Vërshimet e shkaktuara nga monsunet kanë prekur rreth 20 milionë njerëz.