E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga demanton hetimet kundër Carla del Pontes

Hagë, 20 gusht - Tribunali në Hagë i ka përgënjeshtruar njoftimet e disa medieve se kanë filluar hetime kundër ish kryeprokurores Carla Del Ponte dhe prokurorëve të tjerë, lidhur për shkak të presioneve ndaj disa dëshmitarëve, njofton REL.

Në njoftimin nga Tribunali theksohet se këshilli gjyqësor u ka caktuar të emërohet një bashkëpunëtor i gjykatës, i cili do t'i hetonte frikësimet e mundshme dhe presionet nga ana e hetuesve të prokurorisë, dhe t'i hetojë teknikat me të cilat ata janë shërbyer për t'i siguruar dëshmitë fillestare me shkrim nga dëshmitarët.

Dje, gazeta britanike “Guardian” kishte shkruar për nisjen e hetimeve kundër ish kryeprokurores Carla Del Ponte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›